Quantcast
Channel: Lezha Online » Presidenti
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10

Berluskoni jep doreheqjen

$
0
0
Berluskoni jep doreheqjen

Berluskoni jep doreheqjen

Kryeministri italian Silvio Berluskoni, ka dhënë dorëheqjen gjatë takimit me presidentit Xhorxho Napolitano. Ashtu sic ishte rënë dakort kryeministri dha dorëheqjen pas miratimit të ligjit të stabilitetit.

Mijëra shtetas italianë kanë dalë në rrugët e Romës, ku pritën dorëheqjen e pritshme të kryeministrit Berluskoni pasi Italia miratoi masat antikrizë që ai kishte vendosur. Turmat e njerëzve me  firshëllima, parrulla të tilla si ‘sharlatan’ dhe monedha hekuri, i drejtohen Berluskonit.

Berluskoni jep doreheqjen

Dhoma e Ulët e Parlamentit italian miratoi ligjin e stabilitetit që përfshin paketën e masave ekonomike, të kërkuara nga Eurogrupi, të cilat kanë për qëllim të rikthejnë besimin e tregjeve tek ekonomia e vendit për të ndihmuar Italinë të dale nga kriza.

Ligji ka marrë 379 vota pro në dhomën e ulët të Parlamentit, 26 kundër dhe 3 abstenime.

Miratimi i këtij ligji në Dhomën e Ulët të Parlamentit i hap kështu rrugë dorëheqjes së Silvio Berluskonit dhe më pas krijimit të një qeverie të re teknike me shumë gjasa të drejtuar nga ish komisioneri Europian Mario Monti.

Sipas mediave italiane Berluskoni pritet të zyrtarizoje dorëheqjen rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme. Ndërsa presidenti italian Giorgio Napolitano do të nisë nesër në mëngjes konsultimet për formimin e qeverisë së re. (BalkanWeb / Lezha.eu)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10