Interi ka marrë vendim për të shkarkuar trajnerin Gian Piero Gasperini pas fillimit të tmerrshëm të sezonit të ri. Gjiganti i Serie A ka konfirmuar largimin e taktikut me anë të një deklarate të pbulikaur në faqen zyrtare të klubit.
“Interi dëshiron të komunikojë se stërvitjet e ekipit të parë në Appiano Gentile këtë mëngjes janë zhvilluar nga Daniele Bernazzani dhe Giuseppe Baresi.
Interi shkarkon Gasperinin
Klubi dëshiron të falënderojë Gian Piero Gasperinin për përpjekjet e tij”, thuhet në deklaratën e publikuar në Inter.it.
53-vjeçari zëvendësoi Leonardon si trajner i Interit më herët gjatë verës, por ish-taktiku i Genoas ka dështuar të lërë gjurmë në fituesit e Kupës së Italisë dhe si pasojë është liruar nga detyra e tij.
Gasperini filloi detyrën e tij te Inter me një disfatë 2-1 në Superkupën e Italisë kundër Milanit. Më pas ai u mposht 4-3 nga Palermo në ndeshjen e parë të Serie A, dhe më pas 1-0 nga Trabzonspor në Ligën e Kampionëve.
Barazimi pa gola ndaj Romës dhe disfata 3-1 nga Novara arritën kulmin e durimit të presidentit Massimo Moratti, i cili sot reagoi për të shkarkuar trajnerin. (Lezha.eu)